PRODHIME SPECIALE

Ne perpjekjet e tij per te plotesuar kerkesat dhe nevojat e konsumatoreve, BERLiNG ka krijuar dhe prodhon nje linje produktesh per perdorime speciale. Si rezultat i kesaj ne jemi ne gjendje t’ju ofrojme bojra speciale per pishina, boje te parreshkitshme per terene sportive, boje per sinjalistike rrugore, boje per siperfaqe metalike dhe te qendrueshme ndaj goditjes, pastrues te bojes si dhe shume prodhime te tjera speciale, te pershtatshme per kerkesa te vecanta te siperfaqes mbi te cilen do te perdoren.

Pervec kesaj BERLiNG ka  mundesine te krijoje dhe prodhoje prodhime te tjera speciale sipas specifikimeve te konsumatorit.

Ju lutemi ndjehuni te lire per te pyetur rreth ndonje produkti qe nuk eshte perfshire ne katalogun tone, sepse ne mund t’ju sigurojme edhe prodhime te personalizuara sipas kerkesave tuaja.

 

 

a
a
a
a
a
a
a
a
a
a
aa
aa

   
 

BOJE PER PISHINA

Boje me cilesi te larta mbrojtese, nje komponenteshe dhe me baze solventi, me nje qendrueshmeri te shkelqyer ndaj ujit dhe substancave kimike, ideale per pishinat. Eshte e disponueshme ne ngjyre te bardhe dhe blu, por edhe ne ngjyrime te tjera.

 
BOJE DYSHEMEJE

Boje njekomponenteshe e cilesise se larte me baze solventi e qe ka nje qendrueshmeri te jashtezakonshme ndaj ujit dhe substancave kimike. Eshte e persosur per dyshemete prej cimentoje..

 

BOJE VIJEZUE PER RRUGET

Cilesi e larte, qe thahet shpejt, me qendrueshmeri te larte ndaj ndryshimit te kushteve atmosferike dhe ferkimit. E disponueshme ne gjyre te bardhe dhe te verdhe.

 

PASTRUES BOJE

Pastruesi i bojes eshte nje prodhim special qe perdoret per heqjen e bojes se vjeter nga siperfaqe te ndryshme duke u bazuar ne vetite e klorurit te metilit ..

 

BOJE MURI

Boje smalto e cilesise se larte e pershtatshme per mjedise te jashtme, me rezistence te jashtezakonshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe ferkimit..

Ka qendrueshmeri ndaj lubrifikanteve dhe eshte shume e pershtatshme per siperfaqet e betonta, per muret me tulla ose mure te veshura me material te tjera inerte.

Eshte e disponueshme ne dy ngjyra, te bardhe dhe te kuqe..

 

GODITJE-DURUESE

Smalto qe thahet shpejt qe siguron nje shterese te qendrueshme ndaj goditjeve. Perdoret dirket mbi siperfaqet e pastra metalike. Nuk rekomandohet per siperfaqet e galvanizuara, prej alumini dhe bakri..

Nese keni deshire, nuancat e saj mund te personalizohen sipas sistemit BERLiNG te ngjyrave

 

PERFORCUES LUKSOZ

Perforcues special qe permireson fortesine dhe qendrueshmerine ne bojrat smalto, duke shkurtuar njekohesisht kohen e tharjes. Eshte shume i rekomandueshem ne riparimin e automobilave ku perdoret si shtese 20 % ne bojen smalto qe perdoret per lyerjen e tyre.

 

STUKO AKRILIKE

Cilesi e larte,  e gatshme per perdorim, me baze ujore, e pershtatshme per perdorim ne mjedise te brendshme dhe te jashtme.  Perdoret me lehtesi dhe pa nxitim mbi cdo siperfaqe. Kur thahet, krijon nje siperfaqe shume te  lemuar.

 

STUKO DY-KOMPONENTESHE

Stuko speciale dykomponenteshe qe perdoret per stukim ne siperfaqe te mjediseve te brendshme ose te jashtme.

 

 PASTREUES

Leng jo helmues qe pastron tubat e shkarkimit nga yndyrnat dhe smerci..

Jep rezultate te mira ne pastrimin e depozitave te mbeturinave, dhe sistemet hidraulike te shkarkimit ne kuzhina ose banjo.

 

“DORE E FUNDIT” MAT

Nje prodhim special me baze ujore qe sherben per te zvogelur shkelqimin e bojrave natyrore me baze ujore ose llustrave. Perdorimi ne masen 90 ml i ketij komponimi ne nje kuti 0.750 l te bojes ose 0.9 litra te llustres, e pakeson shkelqimim ne masen 25-30%. Nuk keshillohet te perdoret me shume se ky raport sepse mund te zvogeloje aftesine mbuluese te bojes si dhe te zgjase kohen e tharjes se saj.

 
   
 

 

Bojrat BERLiNG jane marka te regjistruara te BERLiNG ABEE Company
Te gjitha te drejtat te rezervuara